Situata nga koronavirusi, pas Durrësit dhe Shkodrës, edhe Vlora solidarizohet me Italinë
Pas Durrësit dhe Shkodrës, edhe Vlora është solidarizuar këtë mbrëmje me Italinë. Vendi fqinj është duke kaluar një periudhë mjaft të vëshirë si pasojë e Covid-19.
Ndërsa për të shprehur solidaritetin në teatrin “Petro Marko”, u shfaq në projeksion flamuri italian përkrah atij shqiptar.
Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi, ndërsa vetëm 24 orët e fundit u shënuan 683 viktima. Ndërkohë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386.
/abcnews.al