Situata nga moti i keq – Akset rrugore ku duhet të përdorni zinxhirët
Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë. Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë. Me zinxhirë qarkullohet edhe në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt.
Tek Mbikalimi i Kasharit– Rinas, situata është normalizuar. Qarkullimi kryhet normalisht. Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë.
Superstrada Tiranë – Durrës, qarkullohet normalisht. Aksi Tiranë – Ndroq – Durrës, aksi i vjetër, qarkullohet me zinxhirë. Në segmentin e Qafë Krrabës, kalohet me zinxhirë.
Durres-Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.
Elbasan-Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 5 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në segmentin rrugor Elbasan – Tuneli, ka rënë 5 – 10 cm borë. gjatë natës. Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
Në Elbasan – Gjinar, ka rënë 10 – 15 cm borë . Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Në segmentin Gramsh – Molla Grabovë, ka rënë 10 cm borë. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Në segmentin Elbasan – Pajovë, qarkullohet pa zinxhirë .
Berat-Aksi Berat – Gllave – Antena, rekomandohen zinxhiret. Nuk ka probleme për qarkullimin.Në aksin Berat – Çorovodë, po punohet për hedhjen e kripës nga kontraktori.
Vlore-Në aksin Vlore– Palasë qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Palasë – Sarandë, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi është pa zinxhirë.
Aksi Qafa e Dushkut – Kuç, qarkullohet pa zinxhirë. Mjetet janë duke bërë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Aksi Vlorë – Levan, Autostrada dhe aksi i vjetër, qarkullohen pa zinxhirë.
Aksi Peshkëpi – Poçem qarkullohet pa zinxhirë.
Aksi Vlorë – Selenicë qarkullohet pa zinxhirë.
Aksi Qafë Dushku – Sevaster i kalueshëm pa zinxhirë.
Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.
Gjirokastër- Në aksin Jorgucat – Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë.
Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup me zinxhire.
Aksi Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet – Çarshovë – 3 Urat, qarkullohet me zinxhirë. Segmenti Ura e Leklit – Këlcyrë qarkullohet normalisht. Pjesa tjetër e aksit qarkullohet me zinxhirë.
Aksi Përmet – Çarshovë, vazhdon të jetë me probleme nga rreshjet e ditës së djeshme. Aktualisht është hapur rreth 20 km nga Përmeti në drejtim të Çarshovës, mbeten për t’u hapur dhe 10 km rrugë, e cila po hapet sot.
Korçë- Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Ersekë – Leksovik, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë, Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Fier-Fier – Ballsh – Fratar, ka segmente ku ka prezencë ngricash. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Lezhë -Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por me kujdes, në segmentin Reps – Tuneli Thirrë, në të gjitha korsitë. Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Kukës-Në aksin Bajram Curri – Valbonë, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Bajram Curri – Kam, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me 8 borëpastruese dhe 35 punëtorë.
Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 60-70 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.
Dibër-Në aksin Kuben – Vasie, , qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.
Shkodër- Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen ka 30cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.
Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave, sidomos në Karmë. Po hidhet kripë nga kontraktori.
Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe aktualisht po bie borë.
Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Po vazhdon hedhja e kripës.
Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

