Situata nga moti i keq – Dervishaj në Qafë Muzinë: S’ka probleme në qarkullim
Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj është ndalur për të inspektuar akset rrugore në jug të vendit. Pas inspektimit të Qafës së Muzinës Dervishaj u shpreh se për shkak të mirëmbajtjes optimale nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve.
Dervishaj: Ajo që kam parë nga Tirana në Qafë Muzinë konstatoj me kënaqësi se rruga është e hapur. Ka pasur një problematikë të raportuar edhe gjatë ditës për shkak të reshjeve në qarkun e Gjirokastrës dhe praktikisht në një nga pikat e tij më delikate apo më të nxehta që është Qafë Muzina. Por ajo që shikojmë në terren është një mirëmbajtje optimale e rrugës. Masat janë marrë të gjitha.
Dervishaj nënvizoi se ka një koordinim të mirë me institucionet e tjera përgjegjëse për përballimin e situatës dhe se nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar pavarësisht problemeve në veri të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

