Situata nga moti, kryebashkiaku Beci poston pamjet: Nga reshjet ekstreme te normalizimi në kohë rekord

Reshjet intensive të shiut, jashtë çdo norme për periudhën, kanë vënë në provë sistemin e kullimit dhe kapacitetet operacionale në qytetin e Shkodrës. Falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjeve të shpejta në terren, situata u normalizua brenda pak minutash.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci thotë se përballimi me sukses i kësaj situate është rezultat i punës së vazhdueshme dhe angazhimit të pandërprerë të strukturave bashkiake.

”Nga reshjet ekstreme te normalizimi në kohë rekord. Sasia e reshjeve jashtë çdo norme vuri në provë sistemin e kullimit dhe gadishmërinë e strukturave. Reagimi i menjëhershëm dhe ndërhyrjet në kohë rekord bënë që situata të normalizohej brenda pak minutash. Ky është rezultat i punës së vazhdueshme dhe angazhimit të pandërprerë të punonjësve të Bashkisë Shkodër në shërbim të qytetit”,-u shpreh Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?