Situata pas tërmetit, Universiteti i Tiranës pezullon mësimin deri më 6 dhjetor
Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka bërë me dije se deri me 6 dhjetor do të pezullohet mësimi. Përmes një njoftimi për mediat ka njoftuar të gjithë studentët që ndjekja e studimeve në Tiranë do të nis më 7 dhjetor.
“Në vijim të Urdhrit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019,” thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.
Ky vendim vjen pas shokut psikologjik që po kalon vendi pas goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit. Nga goditja e së martës (26 nëntor), me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter u shkatërruan shumë shtëpi, duke shkaktuar 49 viktima, 900 të plagosur dhe mijëra të pastreh”.
KOHA JONË SONDAZH

