Situata për shkak të dëborës në jug, reagon deputeti: Qarku i Gjirokastrës drejt paralizimit
Me anë të një statusi në facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehus se Qarku i Gjirokastrës po shkon drejt bllokimit e paralizimit të plotë nga dëbora.
Ai shkruan se strukturat shtetërore përkatëse dhe përgjegjëse janë inekzistente pasi shtabi i emergjencës sipas tij nuk ndjehet apo dëgjohet.
“Rruga nacinale nga Memaliaj në Qafë Muzinë pothuajse e pa komunikueshme, me një nivel të borës prej reth 35 cm. Po kështu dhe drejtimi për Përmet. 30 grupe të tëra fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frashërit etj, janë të bllokuara dhe askush nuk interesohet. As edhe një masë apo këshillë për blegtorinë e këtij Qarku, i cili po kalon momente shumë të vështira,” – shkruan Shehu në facebook.
Statusi i plotë: