Situata rëndohet? Mjeku Gjata: Kemi 460 shtretër, nëse preket 2% e popullsisë…

Rektori i Universitetit të Mjekësisë dhe mjeku Arben Gjata flet për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit. I ftuar në “Abcnews”. Gjata u shpreh se një nga investimet më të rëndësishme që është bërë, është Urgjenca Kombëtare. Më tej ai u shpreh se thirrja për tu bashkuar vullnetarisht dhe për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor ishte një thirrje e hapur për të gjithë. “Ata nesër mund të jenë pjesë e atyre që mund të përfshihen në këtë betejë”. Gjatë bisedës në studio Gjata ka folur për mundësitë e përballimit të situatës nga spitalet tona në rast se do të kemi një përshkallëzim të situatës. Nga ana tjetër, rektori i “Universitetit të Mjekësisë” shpjegoi mundësitë e spitaleve dhe se si do të vijojë procesi i vendosjes së pacientëve në rast të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Gjata shpjegoi fillimisht se në rast të kalimit të kapaciteteve atëherë në dispozicion do të jetë 100 deri në 120 shtretër në Spitalin e Infektivit, ndërsa në rast të përshkallëzimit të situatës 140 shtretër janë në dispozicion në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu Gjata sqaroi se 100 shtretër janë në dispozicion në ish-Urgjencën në QSUT dhe 100 tek Spitali Amerikan.

“E di që do vijnë edhe burime të tjera. 25 deri në 28 respiratorë do të vendosen në funksion në Spitalin Infektiv. Janë rreth 100-120 shtretër. Nesë kalohen kapacitetet është parashikuar spitali “Shefqet Ndroqi”, gjithashtu është parashikuar ish-kirugjia 2 dhe 3 të kthehen në spitale COVID-19″. Nëse këto hapësira do të jenë të pamjaftueshme do të krijohet mundësia te “Spitali Amerikan”, ku një nga godinat do të jetë në shërbim të pacientëve. Te kirurgjitë duhen rregulluar vetëm disa aksesorë, por edhe kirurgjitë e reja nuk do të bëjnë më kirurgji, por do të përdoren për pacientët COVID-19″.

Gjata u shpreh se sot ka mjekë që janë duke punuar edhe pse në moshë pensioni. “Nga pikëpamja shkencore, ky virus ka një pjesë të fshehur. 80% e rasteve nuk janë me shenja klinike. Nesë preket 1-2 për qind e popullsisë do shpallet epidemia. Rastet e diangostikuara duhen shumëzuar me pesë për të parë se sa mund të jetë numri i të prekurve në vend. Shumë shpejt do të trajnohen të gjithë mjekët e familjes, do të bëhen publike të gjithë numrat e telefonave. Parimi i parë në këtë sëmundje është se nëse nuk mbrohet stafi mjekësor do të humbin njerëz në shërbim. Është propozuar që konsultat për të sëmurët kronik të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes”.

Spitalet dhe shtretërit në dispozicion nëse rëndohet situata:

100-120 shtretër në Spitalin e Infektivit

140 shtretër në spitalin “Shefqet Ndroqi”

100 shtretër tek ish-Urgjenca në QSUT

100 shtretër tek Spitali Amerikan

SHKARKO APP