Situata tek grupi i vulës, Korreshi: PD-në mund ta drejtojë Gazment Bardhi
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thotë se është kundër rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD. Për të që Partia Demokratike të bashkohet, tre njerëz duhet të përjashtohen nga gara për kryetar: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
“Po bëhet një proces ku synohet të hiqet anëtarësia dhe ku mungojnë degët. Jam kundër kthimit të Berishës dhe Bashës në PD. E patën mundësinë; Basha e pati mbi 8 vjet ta sillte PD në pushtet, nuk e solli.
Alibeaj e provoi që nuk ishte zgjidhje, e provoi dhe nisi një luftë shumë më të egër brenda PD. Nëse do ketë bashkim, këta tre emra s’duhet të kandidojnë.
Gazment Bardhi dhe gjithë të tjerët kanë të drejtën të kandidojnë, na duhet një njëri ku demokratët gjejnë veten, kanë besim, që ka bërë opozitës”, tha Korreshi.