Situatë e rënduar në qarkun e Dibrës, disa vatra ende aktive! Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Situata në qarkun Dibër vijon të ketë probleme me zjarret kryesisht në rrethin e Matit ku vazhdojnë të jenë aktive vatra të mëdha zjarresh në Zall Gjoçaj.

Flakët janë aktive në krahun e Matit dhe Lurës, Maja e Tolles, Malin Allushe dhe në Malin e Dejas, ku po ndërhyhet me forcat e ushtrisë dhe forcat zjarrëfikëse, por kanë mjaft të vështirë për shkak të terrenit.

Aktiv mbetet edhe një tjetër vatër zjarri në Bulqizë, në malin e quajtur Maja e Lepurit, në fshtin Plan i Bardhë në Bashkin Klos si dhe në Qafën e Buallit zjarret, të cilët dogjën me qindra hektar pisha, shkurre dhe kullota zjarret janë fikur pas ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?