Situatë e vështirë me zjarrin në Bukmirë të Mirditës, banorët përpiqen të shuajnë vetë flakët

Zjarri në fshatin Bukmirë po përhapet më shpejt dhe po ndihmohet nga era e fortë dhe bimësia e madhe në zonë.

Qielli është mbuluar nga tymi, ndërsa banorët po përpiqen të shuajnë flakët. Zjarri është në përmasa të mëdha, ndërsa rrezikohen banesa dhe shumë vreshta rrushi.

Kujtojmë se katër vatra janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundi janë raportuar 23. Vatrat aktive janë në bashkinë Klos, në  Durrës, Kurbin dhe Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?