Situatë problematike nga zjarret në veri, Peleshi tregon fshatrat që rrezikohen

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit, pavarësisht punës së forcave operacionale në terren.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

“Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit. Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik. Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një falenderim të veçantë për ndihmën e ardhur nga Bashkimi Evropian, punën e palodhur të ekuipazheve të helikopterëve holandezë e çekë, të cilët po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve. Mirënjohje edhe për asistencën e pakursyer të ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA.”-shkruan Peleshi./d.m-kohajone.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?