”S’je burrë, por kur*ë”, Xhovana akuzon Dumanin për tri*olin në derën e banesës

Xhovana Nikolli është kthyer në kryefjalë, pasi iu vu tritol në derën e banesës. Ajo akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani se është ai që i ka vendosur tritol.

”Burrni është t’merresh me femra! S’je burrë po KU*VË ! Unë ça them se tërheq mbapsht deri në frymën e fundit! Nuk jam ajo femer unë që derëzohem kaq lehtë. O Nuredin Dumani hajde me hidh prap tritol, hajde vetë në qoftë se je burrë me bole mos nis klysha natën. Se more n’qaf njerëz të gabuar mor ordiner”, shkruan ajo.

Apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit. Në këtë banesë, para dy javësh është bashkuar dhe e motra e saj Xhovana Nikolli, e njohur në rrjetet sociale. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit. Dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd. Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedent penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës. Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, i arrestuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, i cili po vuan dënimin në burgun 313.

SHKARKO APP