”S’jemi në Ekuador”, Softa: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në burgje

Vrasja e të dënuarit Arben Lleshi brenda qelisë në burgun të Peqinit nga i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ka ngritur alarmin për sigurinë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, thotë se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në burgje.

”Siguri e lartë do të thotë jo një burg i zakonshëm ku brenda mbahen persona me shkallë të lartë rrezikshmërie.

Masat e sigurisë aty janë më larta. Jemi në Shqipëri jo në Ekuador që kemi pasur vrasje brenda burgjeve dhe ky burg duhet të japë garanci. Familja e të ndjerit mund të kërkojë përgjegjësi ndaj shtetit shqiptar për humbjen e personit në burg. Pra ti i ke hequr lirinë dhe jo jetën”,-tha Softa.

SHKARKO APP