“S’ka më kohë për llafe”, Agron Duka për ngritjen e SPAK: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas ngritjes së Strukturës Anti-korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK. Ai thekson se shumica e shqiptarëve janë të etur për drejtësi, ndërsa shton se çdo vonesë veprimi nga SPAK do minonte besueshmërinë e këtij institucioni. Sipas tij, SPAK-u do marrë përgëzimet e shqiptarëve vetëm kur t’i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë duke rikthyer besimin e munguar gjatë tre dekadave.

“Shumica dërrmuese e shqiptarëve është e etur për drejtësi dhe priste ngritjen e SPAK-ut prej të paktën dy vitesh. Vonesa e vendos këtë institucion të rëndësishëm në një debit besueshmërie ndaj qytetarëve. Kur ta shlyejnë, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë, do të kenë mirënjohjen tonë. Nuk ka më kohë për llafe, por vetëm për drejtësi!”-shkruan ai.

SHKARKO APP