“S’ka tela me gjemba në kufi”, Lleshaj: Forcojmë kriteret për armët

Ndërsa foli në parlament për ndryshimet në Kodin Penal, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Shqipëria nuk është një vend që ka kufizime për prodhimin e armëve dhe nuk mund të bllokohet kufiri i gjelbër dhe ashtu si futen cigaret kontrabandë mund të futen edhe armët.

“Duhet ta keni të qartë zoti Murrizi se Shqipëria është një vend që nuk ka kufizime për prodhimin e armëve. Sot Shqipëria prodhon fishekzjarre, që shtruat pyetjen nga hynë. Sigurisht prodhohen në mënyrë të paligjshme, janë prodhuar për eksport, por janë prodhuar këtu. Sa i përket kufirit, ne nuk mund ta bllokojmë kufirin tani, se nuk është më me tela me gjemba por është i gjelbër. Ashtu sic futen kontrabandë cigaret, mund të futen edhe armë.

Ne do të forcojmë kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Të forcojmë dënimin penal ndaj atyre që posedojmë në mënyrë të paligjshme armë. Sa më shumë ta ngushtojmë këtë hapsirë aq më shumë i kemi kursyer jetën qytetarëve tanë. Ju ftoj të reflektoni në këtë drejtim. Sa më pak armë të ketë Shqipëria është më mirë”, tha Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?