S’ka virus që i ndal shqiptarët, 2887 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica dhe Kakavija brenda 24 orëve

Situata nga pandemia  e Covid-19, duket se nuk i ka trembur emigrantët që të kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit një numër i konsiderueshëm emigrantësh kanë kaluar kufirin e Kapshticës në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Bëhet fjalë se kanë hyrë rreth 406 persona dhe 108 mjete, ndërsa në Qafë-Thanë ka pasur më shumë fluks pasi kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.

Bazuar në shifrat e pak ditëve më parë edhe në aeroportin e Rinasit nuk ka pasur shifra të ulëta qytetarët. Edhe në kohë pandemie kanë zgjedhur që të udhëtojnë për t’u rikthyer në atdhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?