Skadenca e 100-ditëshit për çdo drejtori policie
Analiza e 12 drejtorive të Policisë do të jetë dhe barometri matës i vlerësimit të punës për çdo drejtues policie.
Mbledhja e të gjithë krerëve të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme një ditë më parë u bë për të prezantuar politikën e retë sigurisë së mandatiti të tretë të qeverisë Rama ndërsa skadenca e 100 ditëshit shënon nisjen e turit të Gledis Nanos në çdo drejtori vendore të vendit.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se do të plotësohet një dokument vlerësimi për këdo. Çuçi po ashtu foli për rritjen e pagave duke thënë se Policia e Shtetit është një ndër sektorët që ka përfituar më së shumti por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë sërish.
Ai foli dhe për një projekt i cili do të mundësojë shpërblimin e trupës policore. Policia ka bërë 2 thirrje publike për 500 punonjës policie të rolit bazë ndërsa është e hapur deri më datën 16 tetor.
KOHA JONË SONDAZH

