Skadimi i ID dhe pasaportave, prefekti i Lezhës apel qytetarëve

Prefekti i qarkut Lezhë, Gjergj Prendi apeloi sot qytetarët të pajisen sa më shpejt me dokumentet e reja, pasi kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë prej tyre. “Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit të afatit të përdorimit për shumë qytetarë. Shumë prej tyre ju mbaron afati këtë vit, verifikojeni këtë gjë në dokumentet tuaja”, theksoi Prendi.

“Duhet që menjëherë, mundësisht që sot a nesër të nxitoni për të aplikuar në zyrat e pasaportave, pasi do ndesheni me shumë vështirësi në të ardhmen. Mungesa e këtyre dokumenteve ju privon nga marrja e shumë shërbimeve nga zyrat e shtetit si dhe ju ndalon daljen e lëvizjen e lirë jashtë shtetit”, tha Prendi. Sipas tij, me kalimin e kohës dhe zyrat do vihen në vështirësi për prodhimin në afat të tyre. “Prandaj shpejtoni të pajiseni me këto dokumente”, përfundoi Prendi apelin drejtuar qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?