Skadimi i kartave, Ivi Kaso: 1/3 e qytetarëve rrezikojnë të mos votojnë më 25 prill

Opozita e bashkuar kërkon nga qeveria që kartat e identitetit dhe pasaportat të njihen edhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe sipas ekspertit të PD-së, Ivi Kaso, përllogaritet që 1/3 e qytetarëve rrezikojnë që të mos votojnë. Beteja për 25 prillin, thotë Kaso është që ta kthejmë vendin në demokraci normale.

”Kjo çështje nuk zgjidhet me kërcënime. Është vullnet i qartë për të ulur pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në zgjedhje, mendon që do të ndalë rrotacionin që nuk ka forcë askush ta ndalë. Ne kemi propozuar zgjatjen e kartave të identitetit. Për këtë kemi dy precedentë që kanë ndodhur në 2019 dhe 2020, kur kjo qeveri e ka zgjatur afatin e kartave për shkak të pandemisë. Duhet vullnet politik që nuk është materializuar, deri më sot. Ditën e djeshme janë njohur me kërkesën e opozitës së bashkuar. Ky është një shqetësim i madh dhe për ta adresuar sa më shpejt. Nuk besoj që të arrihet në kohë. Janë 1 e treta e qytetarëve që rrezikojnë të ngelen pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Një qeveri të përgjegjshme nuk do ta zinte gjumi natën”,-tha Kaso.

SHKARKO APP