“S’kam karburant”. Bleu 13 litra benzinë, si u vetëvra i riu në Kërrabë duke i vënë zjarrin makinës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Kërrabë, ku një i ri u gjet i djegur në një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën e vjetër të Kërrabës. Mësohet kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen se një makinë po digjej.

Kur kjo e fundit bashkë me zjarrfikësen mbërritën në vendngjarje, konstatuan se në pjesën e pasme të mjetit ishte i shtrirë një person, i cili ishte shkrumbuar plotësisht. Kjo alarmoi policinë duke menduar se mund të kishim një ngjarje kriminale. Në vendngjarje mbërriti drejtori i policisë se Elbasanit, Ardian Çipa dhe drejtori i policisë Kriminale te Policisë së Shtetit.

Mësohet se nga verifikimet në teren rezultoi se dera e shoferit dhe dera e pasagjerit ishin të hapura çka e orientoi policinë drejt pistës së vetvrasjes. Po ashtu mësohet se janë këqyrur kamerat e sigurisë në terren nga ku rezultoi se Armand Mici vetëm pak minuta para ngjarjes kishte blerë ne një karburant 13 litra benzinë duke i thënë punonjësit se makina e tij nuk kishte me karburant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifikimi i targës së makinës policia identifikoi viktimën dhe mori në pyetje familjaret e tij te cilet treguan se prej 20 ditesh 32-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe qëndronte i mbyllur në vetvete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi”, në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” dhe në brendësi të automjetit ka qenë një person i pajetë, ju informojmë se:

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili nisi kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të pajetë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se personi i pajetë ishte shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip “Volkswagen Passat “me targa AA 273 NU.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?