”S’kam makinë të blinduar”, biseda mes Safet Bajrit dhe policisë

Detaje janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit. Ndërkohë gjatë bisedës më policinë, Safet Bajri i tha uniformave blu se nuk kishte makinë të blinduar.

Policia i tha se do shkonin në komisariatin e Shkodrës për të marrë ADN-në. Ai u paraqit bashkë me avokatin Sokol Tahiraj, por teksa priste RENEA zbarkoi aty dhe e shtriu përtokë duke i vënë prangat. Në policinë e Tiranës atij iu komunikua edhe masa e sigurisë ”arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarja e ndodhur në 2018.

Sipas njoftimi të SPAK, Safet Bajri bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin organizuan dhe vranë Fatbardh Licin, për të marrë hak për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Ky i fundit Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe sipas SPAK Behar Bajri i atribuon vrasjen e Boran Berçanës, Ibrahim Licit, dhe për këtë ka vrarë për hakmarrje Fatbardh Licin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?