Skandal/ Betonizohet deti në Currila, hidhen themelet për hotelin 6-katësh
Ndërtesat buzë bregdetit shqiptar vazhdojnë të shtohen si kërpudhat pas shiut.
Rasti i fundit vjen nga deti pranë Currilave në Durrës ku mesa duket ka nisur hedhja e betonit për një pallat/resort/hotel 6-katësh.
Denoncimin e ka bërë Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, me anë të publikimit të një fotoje në rrjetet e tij sociale ku tregon edhe se çfarë po ndodh aktualisht në plazhin e Adriatikut.
Kolonat e ndërtesës kanë nisur të ngrihen, ndërsa mesa duket edhe nga fotoja, projekti shtrihet deri brenda detit.
Postimi i Jamarbër Malltezit:
Zaptohet edhe deti pranë Curilave në Durrës. Rama deklaroi se ka mbledh “12 mijë e 132 fotografitë e para” për kinse “Reformën” e bregdetit. Lëpirësit e Edvinit jane të lutur t’ia japin këtë si foton me numër 12133. #fasada”

KOHA JONË SONDAZH

