Skandal.Danezët frikë nga shqiptarët në stadium me 4 shtator.Anulojnë biletat e shqiptarëve

 

Mesohet se Fedarata Daneze e Futbollit u kërkon tifozëve shqiptarë që kanë blerë bileta jashtë tribunës së përcaktuar për tifozerinë mike, që t’i dorëzojnë sepse ndryshe nuk do të lejohen të hyjnë në stadium. Danezët ndjehen të frikësuar nga dyndja e tifozerisë shqiptare, prandaj kanë lëshuar këtë thirrje skandaloze ndaj atyre që kanë paguar tashmë për biletat. Përmes një komunikate për shtyp thuhet:

“Mijëra shqiptarë mund të kenë blerë bileta për seksionet cilat janë të rezervuara për tifozët danezë. Kjo është kundër rregullave. Kemi caktuar një seksion të veçantë për tifozët shqiptarë në më shumë vende se në ndeshjet e tjera. Natyrisht kjo është një gjë e mirë për atmosferën që do krijohet në stadium, por kurrësesi nuk mund të lejojmë të kalohet limiti. Ne paralajmërojnë tifozët shqiptarë që ne nuk do t’i pranojmë, nëse ata shfaqen me një biletë për pjesën e rezervuar nga tifozët daneze. Në hyrje të stadiumit disa nga rojet e sigurisë do të sigurojnë që asnjë tifozët shqiptarë mos futen në seksionin, e cila është e rezervuar për tifozët danezë. Kjo ndodh për arsye sigurie dhe për të shmangur trazirat”, përfundon deklarata e Federatës Daneze të Futbollit.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, tifozët shqiptarë duhet të kenë 1 850 bileta, por federata daneze e ka rritur këtë numër në 2 150 bileta. Por edhe kaq bileta nuk kanë mjaftuar për të përmbushur kërkesat e shumta të tifozerisë shqiptare. Ndeshje Danimarkë-Shqipëri do të luhet në datën 4 shtator në stadiumin Telia Parken”, me një kapacitet prej 38,065 vendesh. Kjo ndeshje është shumë decizive për vijueshmërine e Shqipërisë në rrugën drejt Euro 2016.

SHKARKO APP