Skandal, infermieri në Elbasan tenton përdhunimin e një të miture

Policia e Elbasanit njoftoi këtë të martë për ndalimin e një infermieri, i cili kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një paciente të mitur.

Kështu, 26-vjeçari Everest Duka, infermier në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, u ndalua pas kallëzimit të bërë nga pacientia e mitur në prani të psikologes dhe të familjarëve.

Everest Duka ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen me iniciale S.B., 16 vjeçe.

SHKARKO APP