SKANDAL/ Ministria e Drejtësisë flet për dhunë në komisariate: Të ndaluarit janë në spital
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar sot se dy persona të ndaluar nga policia janë dorëzuar në gjendje të rëndë në ambientet e paraburgimit. Dy të arrestuarit mësohet se janë Artur Polovina dhe Ismet Kumria. Ata janë dhunuar dhe janë dërguar në paraburgim në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dëmtime të dukshme fizike, për shkak të dhunës së ushtruar.
“Sot me date 6 maj 2016, nga ana e policise se shtetit jane dorezuar ne paraburgim shtetasit A.P dhe I.K. Shtetasit e arrestuar jane dorezuar ne gjendje te rende shendetesore dhe me demtime te dukshme fizike per shkak te dhunes se ushturar, ndersa njeri nga te arrestuarit ka demtime me te renda dhe gjendet ne spital”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Lidhur me këtë ngjarje, Ministri Ylli Manjani ka kërkuar nisjen e verifikimeve dhe referimin e çështjes prokurorisë.
“Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ka urdheruar Sherbinin e Kontrollit te Brendshem te Burgjeve qe te evidentoje ngjarjen dhe ta referoje menjehere rastin ne Prokurori, ndersa sjell ne vemendje se ushtrimi i dhunes ndaj personave te ndaluar perben veper penale. Aktualisht, personave te demtuar po ju merren deshmite paraprake dhe ceshtja do t’i referohet prokurorise”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria nuk jep detaje nëse rrahja është ushtruar nga punonjësit e policisë, apo të ndaluarit janë kapur nga agjentët e policisë pasi ishin dhunuar më parë në rrethana të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

