Skandal në Shqipëri/ 23 bashki pa shërbim zjarrfikës, 70% e mjeteve të vjetra

Nga 61 bashki në vend shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston. Kreu i shërbimit zjarrfikës, Alfred Kristuli, sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vit prodhimeve 1960-1970-1980.

Po sipas Kristulit në inventarin e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës nuk ezkiston asnjë mjet ajëror për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion.
Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.

Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?