Skandal/Pisllëk dhe minj të ngordhur në mes të Tiranës. Nora Malaj: Ky është realiteti i investimeve të Rilindjes

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka denoncuar sot gjendjen skandaloze të rrugës “Mine Peza” në Tiranë. Malaj ka filmuar personalisht ndotjen që është në një prej rrugëve të Tiranës, ku është përqendruar një numër i madh binzeshesh.

Në video shihen edhe minj të ngordhur në mes të rrugës, gjë që është alarmante për rrezikun e sëmundjeve. “E vërteta në ditën e diellit! Një rast flagrant, real që ka katër muaj që qytetarët po e vuajnë çdo ditë. Ditë e diel, ditën me diell, në qendër të Tiranës ku kryetari ka zgjedhur të pranojë ryshfetin kundër interesit të qytetit për të cilin duhet të punonte! Njerëzit nuk janë limona që shtrydhen e pastaj hidhen! Shiheni vet dhe nëse doni mund të shkoni edhe tani ta shihni realitetin siç paraqitet në video! Dhe kjo është as me shume e as me pak në zemër të Tiranës sonë”,- shkruan Nora Malaj në reagim e saj.

SHKARKO APP