Skandal, policia mban në burg protestuesi autik (FOTO)

33 të proceduar, nga të cilët 14 janë të arrestuar nga protesta e opozitës. Në mesin e personave që janë arrestuar është edhe një 23-vjeçar, i cili është i ekzaminuar dhe kurohet për autizëm por policia nuk ka dashur t’ia dijë për gjendjen e veçantë të protestuesit.

Syri.net shkruan se pavarësisht se prindërit dhe avokati i kanë treguar dosjen e tij mjekësore drejtuesve të Policisë tek Drejtoria e Tiranës, 23-vjeçari autik është mbajtur në qeli pa asnjë kujdes shëndetësor dhe në gjendje të papërshtatshme.

Për këtë sjellje antinjerëzore të Policisë së Shtetit është informuar që mbrëmë edhe Avokati i Popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?