Skandal, protestuesi i plagosur mbahet i lidhur me pranga në spital

Një prej protestuesve të plagosur në protestën e djeshme të opozitës mbahet i lidhur me pranga në spital.

Denoncimi është bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia që ka vizituar të plagosurin. Protestuesi quhet Armando Gecaj, 26 vjeç, dhe ai ka hematoma dhe edema të shkaktuara si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia.

“Dhunë e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer në vegël qorre të një rregjimi kriminal të shkërmoqur de facto tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është Armando Gecaj, 26 vjec, i lidhur me pranga, ndërsa ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerëzve të veshur me uniformë që zbatojnë urdhëra partiakë të eprorëve të tyre të inkriminuar deri në fyt, Lleshi e Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

#DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqpërdorur”, shkruan Spahia.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?