Skandal seksual në policinë shqiptare

Mesazhet nga numri i telefonit 0698783… kanë shkuar deri tek Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Aferat seksuale mes punonjësve të policisë së Qarkut Dibër dhe atyre të Komisariatit të Matit, madje dhe flirtet e shefave janë denoncuar, duke tronditur uniformat blu në këto qytete.

Panorama raporton se një oficer me inicialet B.Xh, me një numër të paregjistruar i ka dërguar disa mesazhe Tahirit dhe zyrtarëve të tjerë, për të gjithë aferat seksuale që pretendon se kanë ndodhur në Policinë e Matit.

Denoncuesi nuk jep emra, por tregon aferat seksuale mes zyrtarëve të komisariatit, të tipit: “X” zyrtar apo punonjës policie ka lidhje intime me “Y” punonjëse të këtij institucioni kaq të rëndësishëm’’, “Shefi L.A. flirton me punonjësen …” ishte SMS-të që i ka shkuar ministrit të Brendshëm Tahiri. Në të njëjtën kohë, mesazhet i shkonin familjarëve të personave në fjalë, një fakt që e ka rënduar akoma më tej situatën.

Denoncimi nuk është mjaftuar me kaq. “……… ka lidhje me elementë kriminalë”, është pëembajtja e mesazheve të tjera. Nuk dihet sa të vërteta janë këto ngjarje të denoncuara, por mësohet se disa oficerë dhe oficere janë transferuar në Kukës, Tropojë e rrethe të largëta pas këtyre mesazheve.

SHKARKO APP