Skandal! Të dhënat personale të 637 mijë e 138 vetave kanë dalë në rrjete sociale
Kjo që ka ndodhur sot është e pa dëgjuar.
Një listë me emra drejtuesish të institucioneve publike dhe private, kartat e identitetit dhe rrogat e tyre, qarkullon në rrjetet sociale. Dhe nuk dihet se kush i ka nxjerrë.
Pra bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, pozicionin e tyre të punës, numri i ID-së, i NIPT-it dhe paga bruto e deklaruar. Po ashtu bëhet e ditur se në listë janë emrat e 637138 tatim-paguesve.
Prokuroria ka nisur urgjent hetimet për të gjetur se nga dolën këto të dhëna konfidenciale.
KOHA JONË SONDAZH

