Skandal;Çmimet për kosovarët janë më të larta

 

Deri pak vite më parë në bregdetin e Durrësit kishte restorante që ofronin dy menu të ndryshme, për shqiptarët e Shqipërisë dhe për ata të Kosovës. Menutë ishin të njëjta në përmbajtje, por ndryshonin në çmime. Shqiptarët nga Kosova i paguanin më shtrenjtë ushqimet. Po kështu edhe dhomat e hoteleve e me radhë. Prej disa kohësh kjo dukuri ishte zhdukur. Por tek disa tregtarë të vegjël ajo është rikthyer edhe këtë vit. Disa të rinj e kanë provuar atë me pamje filmike. Nëse flet në dialekt kosovar tregtarët t'i shesin produktet më shtrenjtë. Për më shumë shihni videon e këtij "eksperimenti shoqëror".

SHKARKO APP