SKANDALI/ Alfed Rushaj denoncon Ervin Bushatin: Po ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS. Ja Pamjet

Drejtori i fushatës së PD, Alfeed Rushaj, denoncon deputeti socialist Ervin Bushatin, i cili sipas Rushajt, po ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS-se.

“Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.

Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes.

Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër”, deklaron Alfred Rushaj.

SHKARKO APP