Skandali / Grabitet depoja e armëve në Pashaliman

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Jug të vendit. Mësohet se është grabitur depoja e armëve në Pashaliman. Nga raportimet e para thuhet se në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi  vjedhja. Nga të dhënat raportohet se janë vjedhur tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë.

Armët kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë. Aty panë që mungonin 3 armë, që sipas burimeve të gazetarit Enrik Mehmeti arrijnë vlerën e 8 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Skandali / Grabitet depoja e armëve në Pashaliman, shoqërohen 3 ushtarakë

Dyshohet se mund të jetë një person i brendshëm që mund t’i ketë vjedhur këto armë duke qenë se ngjarja ka ndodhur brenda repartit ushtarak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacioneve të BalkanWeb në bazë ka shumë kamera dhe në pjesën e kantierit.  I vetmi vend ku mungojnë kamerat e instaluara është pikërisht vendi ku qëndronin armët.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga vjedhja e kësaj depoje, autoritetet ende nuk kanë bërë të mundur identifikimin apo arrestimin e personave të dyshuar. Ndërkohë hetimet vijojnë dhe priten detaje të reja në vazhdim për këtë ngjarje të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?