Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skandali i bursave nga ”mbesa e Ramës”, flet Valentina Lamaj mësuesja që koordinoi projektin: E urdhëroi Ministria e Arsimit

Aktualitet E shtunë, 3 Gusht 2024 19:56
Skandali i bursave nga ”mbesa e Ramës”, flet Valentina Lamaj mësuesja që koordinoi projektin: E urdhëroi Ministria e Arsimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me një mal me dokumenta në duar, Valentina Lamaj flet për herë të parë. Pas skandalit të projektit mashtrues me bursat për në SHBA, ku rezultoi e përfshirë edhe Ministria e Arsimit, me e-mail-in e siguruar nga Top Channel që e ashtuquajtura Klea Rama i dërgonte zv.ministres, mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa” e përzgjedhur me votim si drejtoreshë kabineti e projektit “lets talk about US”, ka vendosur të thotë të vërtetën e saj.

Teksa ka mbajtur pa të drejtë siç rezultoi nga hetimi, peshën e përgjegjësisë para arrestimit të autorit 20-vjeçar që shtirej si mbesa e kryeministrit. “Unë kam qenë çdo ditë në punë dhe nuk kisha procedim penal në asnjë moment. Janë zbuluar të dhënat e mia, Ministria e Arsimit duhet të flas. Kush na mbron ne? Duhet të më mbronin që në fillim. Ministria ka qenë në projekt hap pas hapi. Ministria na ka kontrolluar në vlerësime. A e dini që vetëm në një seancë zoom-i ka pasur 15 persona mbikëqyrës si kryhej ky proces?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Unë kam një detyrim para prindërve, para nxënësve. Duhet të dalin hapur e të na thonë si është e vërteta. Kemi qënë 68 koordinatorë dhe të gjithë prisnim mirënjohje, jemi lodhur aq shumë. Të gjithë nxënësit morën kohë nga matura shtetërore. Kush e mban koston e tyre? Kush e mban koston e këtij shqetësimi tim psikologjik?”, u shpreh Valentina Lamaj- mësuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Projekti i urdhëruar të niste që në shtator, është zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë gjatë një viti shkollor. Një punë jashtë orarit mësimor e pavlerë, pasi projekti rezultoi që ishte një gënjeshtër.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore
Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Para 1 ore
Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 8 orësh

“Si mund të dyshonim unë dhe nxënësit kur mësuesit pas vlerësimit merrnin certifikatë nga ministrja me vulë? Projekti gjatë gjithë kohës ishte i mbikëqyrur. Drejtuesja e ZA së Durrësit ka hedhur shortin live në zoom. Janë komisione që janë ngritur. Këto janë raporte që vinin nga Ministria e Arsimit!”, tha Lamaj.

Identiteti i rremë i krijuar në emrin Klea Rama, si mbesa e kryeministrit ishte një presion i madh për realizimin e projektit deklaron mësuesja Lamaj. Ndërkaq zbulon pamundësinë e komunikimit verbal me të.

“Komunikimi i vetëm i yni ka qenë nëpërmjet Whatsapp-it. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë zë. Edhe kur kam patur për ta telefonuar në Whatsapp, pasi numër nuk kemi patur, nuk është përgjigjur asnjëherë. Por gjithmonë unë e 68 koordinatorët në të gjithë Shqipërinë kemi punuar jashtë orarit mësimor, punë të papaguar.

Nga kjo punë kam kërkuar dorëheqjen por s’më është pranuar. Duke pasur atë pozicion emri të “mbrojtur” bëri që shumë e morën të mirëqenë dhe na thoshin “e dini kush është? Nga vjen ky projekt?! Pra një flluskë sapuni në fund”, u shpreh mësuesja.

“Let’s talk about US” filloi si një projekt informues për universitetet amerikane, tregon më tej mësuesja e anglishtes, por fazat u shtuan deri edhe në kryerjen e formatit të provimeve të maturës në platforma digjitale zoom për përzgjedhjen e maturantëve më të mirë,

“Nxënësit kanë konkurruar me projekte, kanë bërë një konkurs për ese më të mira, dhe më pas kanë bërë në zoom provime të maturës shtetërore që të zgjidhnin se në cilët nga universitetet do të studionin”, tha ajo. Ky skandal duket se ende nuk ka prekur nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit, të cilët vazhdojnë të heshtin. /Top Channel/

Etiketat e lidhura

Valentina Lamaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 8 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 9 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 10 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.