Skandali i Facebookut: Gjermania kërkon rregulla të qarta në rrjetet sociale

Numri i përdoruesve të Facebookut të keqpërdorur nga Cambridge Analyitica është më i madh se ç’u tha në fillim. Zuckerberg shpreh keqardhje dhe bën autokritikë, por ekspertët janë skeptikë.

Skanadali i të dhënave në Facebook vazhdon të ketë konsekuenca. Ndërsa në fillim u tha se numri i përdoruesve të rrjetit social, të dhënat e të cilëve janë përdorur nga firma kërkimore Cambridge Analytica, tani flitet për 87 milionë anëtarë. Të dhënat e  një shumë përdoruesve u shfrytëzuan në fushatën zgjedhore të SHBA, por edhe përdoruesit gjermanë janë të prekur, gjtihsej  310.000.

Në fakt prej këtyre vetëm 65 përdorues kishin plotësuar fomularin e Cambridge Analytica, me anë të të cilit, kjo kompani u ka vjedhur të dhënat atyre dhe miqve të tyre, dhe miqve të miqve të tyre e kështu me radhë. Ndër të tjera, të dhënat i janë dhënë stafit të fushatës zgjedhore të Donald Trumpit.

Etika viktimë e komercit

Facebooku e dinte qysh në vitin 2015 se Cambridge Analytica vidhte datat e përdoruesve. Por ky fakt vetëm tani depërtoi në publik. “Facebooku është një rrjet intransparent”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley, të enjten në Berlin. “Parimet etike bëhen viktima të interesave komerciale”.

Barley i bën thirrje rrjetit social që të marrë masa në nivel ndërkombëtar dhe bëri të ditur se tashmë po kontrollohet mundësia e rregullimit në nivel europian: “Duhet të caktojmë kërkesa të qarta për operatorët e rrjeteve sociale në nivel europian”, tha ajo. Përveç kësaj, Facebooku duhet t’u zbulojë autoriteteve të BE-së mënyrën e funksionimit të algoritmeve të tij.

Përdorimi i Facebookut ka çmimin e vet

Në një telekonferencë me gazetarët të mërkurën, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg ishte treguar vetëkritik, duke thënë se Facebooku nuk kishte bërë mjaft për të mbrojtur përdoruesit e tij. “Ky ishte gabimi ynë, ky ishte gabimi im”, pranoi Zuckerberg.

Rrjeti social ndërkohë e ka hequr funksionin e kërkimit të anëtarëve nëpërmjet adresave të emailit ose numrave të telefonit dhe e ka kufizuar aksesin e zhviilluesve të aplikacioneve te të dhënat e përdoruesve. Zuckerberg do të dalë më 11 prill para Kongresit amerikan. Ai theksoi në telekonferencë se e gjen të mirë rregulloren e re europiane për mbrojtjen e të dhënave personale që do të hyjë në fuqi më 25 maj. “Rregullimet janë diçka shumë pozitive”, tha ai.

Specialisti i Facebookut, Hendrik Unger, në një bisedë me Deutsche Wellen, megjithatë nuk beson se Facebooku do të ndryshojë shumë në të ardhmen: “Zuckerbergu duhej të kërkonte falje në emër të aksionerëve të aksioneve të tij”, thotë Unger. “Por Facebooku është një rrjet i hapur, ku ne paguajmë me të dhënat tona, dhe çdo reklamues mund të na adresohet.”/Carla Bleiker, DW/

SHKARKO APP