Skandali i Guximtarit/ Dëshmon në prokurori gjyqtarja Blerta Çibuku

Gjyqatarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku është marrë në pyetje për rreth dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po heton dosjen ndaj Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës i akuzuar për skandalin seksual që u bë publik në emisionin “Stop” në TvKlan.

Çibuku ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish- burrit të shtetase Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje.

Por në regjistrimet audio 38-vjeçarja ka regjistruar edhe gjyqtaren, e cila thotë se vendosi në favor të familjes së ish-burrit të saj  në konfliktin e pronësisë që ata kishin pas ankesave që pala kundërshtare kishte bërë në KLD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas denoncimit në media të skandalit KLD ka vendosur të kontrollojë me inspektim dosjet e shqyrtuara nga gjyqtarja Blerta Çibuku. Ish-kreu i Gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi kërkoi favore seksuale nga Rudina.I për një vendim gjyqësor në favor të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?