Skandali i kryebashkiakut të Dibrës, Braçe: Të shporret!

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste pas publikimit të video-skandalit seksual të publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, që kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Deputeti Erion Braçe përmes një statusi në “Facebook” e cilëson rastin si “neveritës” dhe kërkon largimin sa më parë të Xhelilit nga detyra.

“Neveritës!! Të shporret një sahat e më parë!! As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet të hetohet!! Por, tani; të shporret!!“, shkruan Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?