Skandali i legalizimeve, Petrit Vasili: Ja si i gënjejnë qytetarët rilindasit
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për audio përgjimin, ku rezulton se kreu i Kadastrës, Artan Lame porosit vartësit që të mashtrojnë qytetarët për legalizimet. Në audiopërgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, Lame thotë se 100 mijë legalizime nuk do të bëhen kurrë, por qytetarët duhen gënjyer që të mos votojnë PD.
“Skandal gjigand! Qeveri maskarenjsh, ja si genjejne qytetaret me vetedije per legalizimet!
Dëgjojeni me vëshet tuaj se si maskarenjtë e rilindjes së Edi Ramës me plan të qartë gënjejnë njerëzit e thjeshte për legalizime që nuk do t’jua bëjnë kurrë. I mbajnë qëllimisht varur dhe i kthejnë zyrat e shtetit në zyra biznesi elektoral kriminal. Rilindja e ka shume të qartë që janë dhjetëra mijëra legalizime që nuk do t’i bëjë kurrë, por i gënjen dhe i mban varur qytetarët hallexhinj që tu marre votën. Në 25 prill të nxjerrim jashtë nga zyrat këta mashtrues të pacipë të qytetareve të thjeshtë!”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.
Gazetari Artan Hoxha publikon përgjimin e kreut të Kadastrës, Artan Lame: Rama na ka thënë ti mashtrojmë 100 mije qytetare për legalizimet pic.twitter.com/xy3iSG1GuU
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) April 20, 2021