Skandali i Onkologjikut, ministrja Koçiu sot interpelancë në Kuvend
Aktualitet E Enjte, 27 Qershor 2024 08:55
Sot Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare. Gjatë seancës së sotme është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut.
Qeveria deklaroi se do të forcohet ligji ndaj mjekëve që shkelin të drejtat e pacientëve dhe po hetohet gjithë stafi i spitalit.