Skandali i Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku kërkon lirinë në Apel
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ndodhet në burg për akuzën korrupsion pasiv.
Ai do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçme më datë 14 korrik, ora 11:00 dhe shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e tij për një masë më të lehtë sigurie.
Gjici ka kërkuar lirinë përmes avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Kujtojmë se Gjici u arrestua pas publikimit të videoskandalit seksual me Alma K.
SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Almën për të realizuar videon.
KOHA JONË SONDAZH

