Skandali i Shkodrës/Përdhunohen 3 vajza të mitura në rezidencën e fëmijëve

Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion. Ata janë të dyshuar për ”Keqtrajtim të të miturve” dhe ”Shpërdorim detyre”

Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli.

Prokuroria e Shkodrës ndërmorri menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:

Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër

R. Camaj, punonjëse e Qendrës

Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës

N. Rramolli, punonjëse e Qendrës

V. Marku, punonjëse e Qendrës

Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?