Skandali me barnat, Roçi: Paratë (500 mijë Euro) i humba në bixhoz

Bixhozi me paratë e shtetit, është kthyer në modë nga zyrtarët. Pas skandalit të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të rreth mbi 7 miliardë lekësh, i akuzuari kryesor i vjedhjes së tyre, Ardian Bitraj, u shpreh para hetuesve se paratë i kishte luajtur në bixhoz dhe i kishte humbur të gjitha.    

Tashmë, rezulton se mbi  500 mijë euro të vjedhura nga buxheti i shtetit në skandalin me barnat e rimbursueshme kanë përfunduar edhe ato të gjitha të luajtura në lojëra fati. Pronari i katër farmacive fiktive dhe i vetmi person  që ndodhet i arrestuar pas hekurave mbi këtë çështje Hysni Roçi deklaroi se, i ka lënë paratë të gjitha në kazino apo nëpër  pika të basteve sportive.

SHKARKO APP