Skandali me librat shkollorë: Borëbardha me xhuxh “të droguar”
Librat për fëmijët e vegjël janë të shumtë e të larmishëm, por po kaq të shumta kanë qenë edhe rastet e abuzimeve me përmbajtjen e teksteve që ata ofrojnë.
I tillë është edhe ky libër, një foto e të cilët është publikuar nga “Jeta Osh Qef”. Në faqe prezantohen tre nga 7 xhuxhat e përrallës “Borëbardha”.
“Unë jam teshtima”, lexon tek njëri prej tyre, “Unë jam i lumturi” është mbishkrimi përshkrues në xhuxhin tjetër. Ajo që përbën skandal në këtë tekst, është përshkrimi për xhuxhin e fundit.
“Dhe ai është narkotiku, thirrën ata së bashku”, shkruhet në libër.
KOHA JONË SONDAZH

