Skandali me pasaportat, lirohet nga detyra konsulli në Janinë

Pak kohë pas skandalit me pasaportat shqiptare, që u vodhën në Athinë pasi më parë ishin transportuar me çanta rrobash me autobus, Ministria e Jashtme ka liruar nga detyra konsullin shqiptar në Greqi, Pervin Gjikuria.

News 24 bën me dije se ambasadorja Adriana Hobdari vijon te jete ende ne detyre.

Reagimi vjen pak kohë pas skandalit që ndodhi në shtetin fqinj me 100 pasaporta të shqiptarëve atje. Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pas, në një prej lagjeve të Athinës, gjatë ndalesës makina diplomatike u vandalizua nga persona të paidentifikuar që morë 100 pasaporta nga pakoja me mjetet e identifikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?