Skandali me projektin e Unazës, Shehaj: Hetimi nga amerikanët i aferës, moment kthese

Ddeputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pas thellimit të skandalit të kompanisë “Donwell Habberman”,  duke e cilësuar hetimin amerikan një moment kthese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

Shehaj shpreh edhe rezervat e tij për kompaninë e përfshirë në skandal, duke e quajtur punën e saj, të pandershme që merr privilegje dhe favore nga shteti, ndërsa shton se kryeministri, Edi Rama përmes saj po pastron paratë e krimit.

“Biznesmenët nuk kanë ngjyra, nuk janë të djathtë apo të majtë. Ka vetëm dy lloj biznesmenësh, ata që punojnë e fitojnë me konkurencë të ndershme dhe ata që fitojnë duke marrë privilegje dhe favore nga shteti. Këta të fundit grabisin popullin dhe vendin në bashkëpunim me politikanët.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë qeverisja e Edi Ramës është konspiracion i tij me biznesmenë dhe kriminelë për ta grabitur Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skandali që po thellohet i Dunëell Habberman dëshmon jo vetëm lidhjet kriminale biznes-qeveri, por edhe përpjekjen e Edi Ramës për të pastruar paratë që fiton nga ky bashkëpunim kriminal.

Hetimi i thellë, i plotë dhe pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe në Amerikë i kësaj afere do të jetë një moment kthesë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend. SHBA-të që po bëjnë presion për reformën në drejtësi, tani kanë në dorë të japin shembullin e tyre se si bëhet drejtësia e vërtetë”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?