Skandali në Jetimoren Shkodër, Klosi: Bashkitë përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka dënuar rastin e dhunës fizike dhe seksuale të të miturve në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve në Shkodër.
Nëpërmjet një reagimi në FB, Klosi ka inkurajuar hetimin e mëtejshëm nga ana e Prokurorisë, ndërsa i kujtoi bashkive se janë përgjegjëse për sigurimin e standardeve të larta për trajtimin e fëmijëve.
Klosi në FB: Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Cdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve.

KOHA JONË SONDAZH

