Skandali në tekstet shkollore: Australia gjendjet në Europë, ndërsa Kosova s’ekziston fare

Ndërkohë, Kosova në këtë hartë nuk ezksiton fare. Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Mazniku, thotë se ky është problem që ka lënë pas Alterteksti. “Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin.

Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, cdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar.

Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik. Për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë.

Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrniznën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme”, ka thënë Mazniku në emisionin “Tonight Ilva Tare”.

SHKARKO APP