Skandali, politikanët e rajonit paguajnë 2 mijë euro për prostitutat elitare serbe

“Prostitucioni nuk njeh kufij, ndërsa dashuria për femrat e reja të bukura, sigurisht që është e zakonshme për politikanët e rajonit. Kështu, për shembull, një moderatore serbe kohët e fundit kaloi natën me një zyrtar të lartë nga vendet fqinje. Zonjusha fitoi dy mijë euro, ndërsa ky politikan dërgoi një aeroplan privat që ta marrë atë në Beogradi. I njëjti person për vite ka mbajtur marrëdhënie intime me një këngëtare serbe, ndërsa ka ndodhur, që homologëve të tij nga Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi…, por thuhet dhe nga Tirana t’ua rekomandojë këtë bukuroshe. Natyrisht, pothuajse të gjithë politikanët që paguajnë për favore seksuale prostitutat elitare, publikisht janë burra të ndershëm dhe familjar”, thotë burimi i gazetës Kurir.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Lilana Raiçeviç, pohon se kjo histori nuk është e habitshme.

“Është fakt se prostitucioni elitar ekziston në Mal të Zi, Serbi dhe Kroaci për të cilën derdhen sasi të madhe parash. Ata mund të shantazhohen, sepse dinë shumë rreth tyre. Për fat të keq, është shumë e vështirë që të sigurohen prova materiale, sepse është një rreth vicioz, dhe se në këtë lojë janë sasi të mëdha të parave, pushtetit dhe ndikimit. Është mirë që kjo temë është në lëvizje, edhe nëse emrat nuk përmenden”, thotë Raiçeviç.

SHKARKO APP