SKANDALI/ Qeveria në shërbim të partisë, vendos logo të portalit zyrtar foto nga një miting i PS-së, ISP: Skandali thellohet edhe nga KQZ-ja

Instituti i Studimeve Politike denoncoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve skandalin e Qeverisë “Rama”, e cila në portalin zyrtar të Qeverisë ka në foto kryesore pamje të një mitingu elektoral të subjektit “Partia Socialiste” me logo e simbole të kësaj partie.

Denoncimi i ISP-së

Gjeni dot dallimin? Kontrasti i thellë midis qenies “politikisht korrekt” dhe realitetit. ISP denoncoi në KQZ faktin se portali zyrtar i Qeverisë ka në foto kryesore pamje të një mitingu elektoral të subjektit “Partia Socialiste” me logo e simbole të kësaj partie. Foto e portalit gjendet në çdo ndërtesë shtetërore në Shqipëri, një shkelje e qartë dhe e dukshme e Kodit Zgjedhor dhe keqpërdorim i burimeve shtetërore në fushatë. KQZ ndërhyri, ia adresoi shqetësimin tonë njësisë përgjegjëse në kryeministri dhe përgjigjja erdhi: denoncimi është pranuar, kryeministria/COD kanë ndryshuar foton duke retushuar disa simbole të PS dhe kaq. Portali me foton e mitingut mbeten të pandryshuara. Pra, për KQZ, për kryeministrinë/COD, referuar fotos poshtë, gjithçka është korrekt me detyrimin ligjor…! Kur flitet për lajme të trilluara në media ato quhen “fake neës”, kurse për akte të trilluara në zyrat e shtetit nuk ka term “fake”, por vijojnë të quhen “akte në përputhje me ligjin”. Si historia e kontrasti i këtyre dy fotove… “Për Shqipërinë që (s)duam”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjeni dot dallimin? Kontrasti i thellë midis qenies “politikisht korrekt” dhe realitetit. ISP denoncoi në KQZ faktin se…

Swiss Digital Mobile Reklama

Pubblicato da ISP ALBANIA su Lunedì 15 marzo 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?